Çmimi Nobel për Paqe i është dhënë një individi dhe dy organizatave

Çmimi Nobel për Paqe i është dhënë një individi dhe dy organizatave. Ales Bialiatski – një avokat i të drejtave të njeriut nga Bjellorusia – merr çmimin së bashku me organizatën ruse të të drejtave të njeriut Memorial dhe organizatën ukrainase të të drejtave të njeriut Qendra për Liritë Civile, raporton BBC.

Fituesit “dëshmojnë rëndësinë e shoqërisë civile për paqen dhe demokracinë”, thotë kryetari i Komitetit të Nobelit.

Ata treguan rëndësinë e “të drejtës për të kritikuar pushtetin dhe për të mbrojtur të drejtat themelore të qytetarëve”.

Ftuesit vlerësohen gjithashtu për përpjekjet e tyre për të dokumentuar “krimet e luftës, abuzimet e të drejtave të njeriut dhe abuzimin me pushtetin”.

Për Çmimin Nobel për Paqe këtë vit në garë ishin 343 kandidatë, duke përfshirë 251 individë dhe 92 organizata.

Ndër favoritet për të fituar kete çmim ishte edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky./panorama.al

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme