CNN nepërmjet një videoje, përmbledh seancën e “gazit” në Kuvendin e Kosovës

Në seancën e së mërkures në Kuvendin e Kosovës ku u ratifikua marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, pas disa muajsh u kthye përsëri gazi.

Disa nga deputetët e opozitës në kundërshtim të ratifikimit të kësaj marrëveshje, kanë hedhur gazlotsjellës në kuvend për të penguar votimin e marrëveshjes, transmeton lajmi.net

Këto ngjarje në Kuvendin e Kosovës, përveç mediave vendore kanë bërë bujë të madhe edhe në mediat botërore duke zënë vend kështu në ballinat e gazetave të ndryshme elektronike.

Madje, edhe media më e madhe në botë CNN – ka shkruar për atë që ndodhi të mërkuren e madje edhe nepërmjet një video në “Facebook”, ka treguar zhvillimet që kanë ndodhur atë ditë, ku edhe pas tentimeve të shumta për ta penguar, marrëveshja u ratifikua në tentimin e pestë.

Këtu mund ta shikoni videon e CNN:

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme