Coca Cola blen plazmën e Serbisë për 260 milionë euro

“Coca-Cola” ka blerë fabrikën “Bambi” e cila njihet për prodhimin e plazamave në tregun evropianë me një çmim prej 260 milionë eurosh,.

Sipas medieve serbe, “Coca-cola” ka filluar procesin e akuizicionit të kompanisë konditore serbe “Bambi” nga fondi “Mid Europa Partners” në vlerë prej 260 milionë eurosh.

Siç thuhet në kumtesën e kësaj kompanie, marrëveshja përfundimtare duhet të definohet përpërmjet harmonizimive përfundimtare, ndërsa akuzicioni u nënshtrohet kushteve të rëndomta dhe lejeve nga organet përgjegjëse, për çka pritet që procesi të përfundojë në kuartalin e dytë të vitit 2019, transmeton metro.

Nga “Coca-cola” thonë se qëllimi i tyre strategjik është që këto akuzicione do t’i ofrojnë kompanisë mundësi të reja zhvillimore në Serbi e regjion, si dhe mundësi të zgjerimit në kategori komplementare të prodhimit.

Zoran Bogdanovic, drejtor i kompanisë “Coca-cola HBC AG” e sheh këtë si mundësi të mirë zhvillimore dhe për krijimin e vlerës së shtuar të kompanisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme