Çokollata për dhuruesit e gjakut

Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfusionin e Gjakut ka gjetur një mënyrë interesante për t’i shtyrë qytetarët që të dhurojnë gjak.

Për secilin që dhuron gjak, kjo qendër tash e tutje do ta shpërblej me një çokollat, shkruan Gazeta Fjala.

Në njoftimin për kontratë në KRPP thuhet se vlera e parashikuar e kontratës pritet të jetë 25 mijë euro.