dizajn të vjetër të Macintoshit
Tashmë për disa vite, ColorWare ka ridizajnuar produktet e Apple, duke i kthyer ato sipas modeleve të vjetra që kujton produktet e Macintoshit, transmeton Koha.net.
Dhe këtë javë kjo kompani ka sjellë në retrospektivë iPhone 7 Plus, shkruan The Verge.
iPhone 7 Plus Retro, siç quhet tani pas dizajnimit të ri, është rikrijuar me ngjyrë bezhe, i kompletuar me vija më të errëta anash për t’iu ngjarë vrimave në kompjuterët e vjetër.
Përveç ktyre ndryshimeve, sigurisht edhe logoja monokrome e Apple i është ndryshuar, dhe është zëvendësuar me atë klasiken që ishte me vija me ngjyra të ylberit.
ColorWare kishte sjellë edhe më parë produktet e Apple në dizajn retro, përfshirë këtu edhe MacBook Air, MacBook, iMac, dhe iPhone 6S.
iPhone 7 Plus Retro do të jetë në numër të limituar, kurse çmimi i tij është 1899 dollarë.