Comodita do të bëhet me fabrikën më të madhe në botë të dyshekëve

Të dy anëtarët e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, kompania TehnoBurimi dhe kompania Comodita kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, ku kompania TehnoBurimi do të bëjë ndërtimin e fabrikës më të madhe në botë të dyshekëve Comodita, e cila pritet të jetë 80.000m2, dhe do të punësojë 2 500 punëtorë në qytetin e Gjakovës.

“Ky është shembulli më i mirë që prodhuesit rriten dhe fuqizohen së bashku, duke përkrahur njëri tjetrin për një ekonomi më të zhvilluar dhe më të fuqishme. Kompania TehnoBurimi do të angazhohet në ndërtimin e fabrikës së parafabrikuar me konstruksion të betonit, e cila do të jetë ndër më modernet në vendin tonë. Kjo kompani prodhon elemente të betonit të parafabrikuar të cilat përdoren në sektorin e ndërtimit dhe energjisë, shtëpiza për trafo-stacione, anësore të rrugëve, ulluqet, gypa betonit, e shumë produkte tjera të cilat njihen për cilësinë dhe janë të garantuara, pasi që të gjitha produktet janë të standartizuara. Ne i urojmë suksese dhe besojmë që projekte si këto vetëm sa kanë filluar të zhvillohen në vendin tonë. Një e ardhme e mirë dhe e sigurt po e pret vendin tonë!”, ka njoftuar Klubit i Prodhuesve të Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme