Nga afër 100 xhami në Gjermani dhe Holandë të premten jehoi thirrja e ezanit si një gjest mbështetjeje për muslimanët në mes të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID), raporton Anadolu Agency (AA).
Thirrja për lutje u këndua nga xhamitë që i përkasin organizatës ombrellë muslimane turke DITIB dhe Bashkësisë Islame Vizioni Kombëtar (IGMG), një nga shoqatat më të mëdha muslimane turke të Gjermanisë.
Fahrettin Alptekin, përfaqësues i DITIB në Essen të Gjermanisë, ka thënë për AA se ezani është dëgjuar nga mbi 50 xhami lokale.
Alptekin tha se ezani që thirret me altoparlant zakonisht nuk lejohet në Gjermani, përveç rasteve të veçanta.
Ndërkohë, thirrja e ezanit me altoparlant është duke u përhapur gjithnjë e më shumë në Holandë për ta promovuar solidaritetin kundër virusit.