Në kaosin që ka shkaktuar virusi dhe pandemia, Serbisë po tentohet të imponohet një zgjidhje e shpejtë dhe e keqe për Kosovën, ka vlerësuar Nebojsha Çoviq ish-kryetar i Qendrës koordinuese për Kosovë, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.
“Mendoj se pandemia ka preokupuar aq shumë opinionin botëror, ashtu që tash ndoshta është momenti vendimtar për arritjen e zgjidhjes së shpejtë. Të tentohet imponimi i zgjidhjes, çfarëdo përshpejtimi është diskutabile. BE nuk ka një potencial të tillë në kohën e marrjes me pandemi dhe recensionin ekonomik dhe çdo gjë që ndodhë bëhet nga ShBA, por duhet të tërheq vërejtjen se lotuesit shqiptar të Klintonit sulmojnë administratën e Trampit”, tha Çoviq.
Sipas tij tash administrata amerikane në lidhje me Kosovën është e baraspeshuar, Grenell ka energji dhe po fokusohet në zgjidhje si projekt personal dhe Kosova tash për ShBA është i neglizhueshme.
Ndërkohë duke komentuar paralajmërimin e të dërguarit special se sapo të hiqen taksat do nis dialogu, ai tha: “Krejt kjo është mirë, përvoja ime si kryetar i trupit koordinues më thotë se besimi nuk është tast që vetëm duhet shtypur si në shporetin elektrik dhe u krye. Është dëshmuar s enjë numër i madh i politikanëve shqiptar kanë mbetur në të kaluarën. Mendoj se Grenell është energjik, kam frikë se mund të digjet. Serbia nuk ka arsye të shkoj në zgjidhje të shpejtë në kushtet e pandemisë që po përpiqen të ja imponojnë.”
Kurti me veprime anarkiste do përpiqet të shkaktojë tollovi akoma më të madhe shprehet Çoviq dhe shton se maskat në BE kanë rënë dhe po shihet çka është kompromisi për Berlinin dhe shihet se zgjidhja plotësisht e ndryshme në krahasim me Uashingtonin. Kurti ia doli të shkaktoj përçarje mes ShBA dhe Gjermanisë.
“Qeveria Kurti ka rënë po ai shfrytëzon situatën dhe vazhdon të sillet si qeveri funksionale. Isa Mustafa ka qëllim që të pranoj mandatin që mund të ja besoj Thaçi dhe Kurti nuk do të shoh qetësisht këtë, ju kujtohen aktivitetet dhe performansat e tij në Kuvend të Kosovës, mendoj se do ta bart në rrugë, bëhet fjalë për klane kriminale shqiptare.”
Kurti, sipas Çoviq ka mbështetjen e vendeve evropiane ndërsa Thaçi atë të ShBA-ve.
“Presidenti i Kosovës nuk ka shumë kompetenca sipas Kushtetutës, por Thaçi ka autoritet. Por po shoh e mundon guri në veshkë, ky është ndonjë i mbetur nga shtëpia e verdhë. Nuk pres përshpejtim të madh, ndonëse Grenell është efikas. Kam shikuar përfaqësues efikas që nga Shtajner, efikas në biografinë e tyre, por çdo herë kanë shkruar në dëm të popullatës që jeton atje”, ka thënë Çoviq.