Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në një intervistë që ka dhënë për gazetën serbe “Kurir” ka folur edhe për jetën personale.
Ai tha se milionin e parë e ka bërë duke shitur perime , më saktë shalqinj, domate dhe speca në tregun e Gornji Millanovac, shkruajnë mediat në gjuhën serbe.
Zaev u shpreh se kapitalin e ka krijuar nga tregu dhe fabrikat serbe.
Përfitimi ishte 2.4 milionë marka. Edhe djali dhe e bija ime e dinë se kapitali është krijuar në tregun në Gornji Millanovac dhe nga fabrikat serbe. Tani le të më thotë ndonjë politikan serb se Zaev ka rezerva ndaj Serbisë”, tha ai.