Çulev: Gjatë incidentit 40 avionë në qiell

Gazetar: Adnan Qaili

Lidhur me incidentin në M-NAV kanë reaguar edhe partitë politike opozitare. Nga VMRO DPMNE sulmin ndaj të punësuarave në kullat e kontrollit të fluturimeve civile e cilësojnë si cenim të jetës së pasagjerëve, të cilët ishin në aeroplanë dhe prisnin qasje për aterrim. Naqe Çulev nga kjo parti theksoi se në sulm ishin të përfshirë të punësuar në M-NAV, persona të jashtëm që kishin lidhje partiake dhe familjare me të punësuarit, por edhe pjesëtar të sigurimit të objektit. Çulev tha se si vend anëtar i NATO-s hapësira ajrore është garanci edhe e sigurisë ndërkombëtare ajrore dhe mos caktimi i masës së paraburgimit për të dyshuarit paraqet rrezik që ata si të punësuar sërish të shkojnë në hapësirat e M-NAV, pasi që janë në territorin e Shkupit dhe nuk i pengon as masa e kujdesit.

“Në kohen e sulmit të dhunshëm, fizikisht u sulmuan disa persona, ndërsa njëri nga të sulmuarit ishte i goditur nga mbrapa duke rënë mbi aparaturat, me të cilat kontrolloheshin aeroplanët që fluturonin mbi Maqedoni. Siç mësuam jo zyrtarisht, në momentin e sulmit, në hapësirën ajrore të vendit fluturonin 40 aeroplanë, prej të cilëve njëri nga dy aeroplanët e kompanisë serioze ka bërë rrotullime në ajër duke pritur leje për të aterruar”, tha Naqe Çulev, VMRO DPMNE.

Ndërkaq, nga Lëvizja BESA thonë se BDI mos të mbroj rrogën prej 3000 euro të Bekim Nezirit, por ta përjashtoj edhe nga partia. Besa thekson se sa më shumë që BDI dëshiron të shitet si parti “pro Evropiane” aq më shumë dëshmohet se është pro krimit dhe korrupsionit. Sipas zëdhënëses së Lëvizjes Besa në vend që BDI të veprojë për shkarkimin e të gjithë drejtorëve në M-NAV ajo hesht dhe tenton ti shpëtojë ata.

“BDI-së nuk i interesojnë as qytetarët, as siguria në institucionet që janë të lidhura ndërkombëtarisht siç është M-NAV, por i interesojnë vetëm pozitat ku ushtarët e saj marrin paga të majme dhe tenderë.
BDI sot po e mbron Bekim Nezirin i cili nga M-NAV merr 3 mijë euro rrogë, edhe pse mediat shkruajtën se shtatë vite nuk ka shkuar në punë. BDI mbron drejtorin tjetër të M-NAV Hasim Deari sepse edhe ai merr 3 mijë euro rrogë. BDI mbron edhe Fahrudin Hamidin, sepse nga M-NAV ai merr 4 mijë euro rrogë”, u shpreh Lulzime Ameti, Lëvizja BESA.

Ndërkaq, në reagimin e djeshëm të BDI-së, incidentin në M-NAV e cilëson si një sherr midis punonjësve dhe jo me prapavijë politike. Në komunikatë nuk u tha asnjë fjalë për rolin dhe figurën e zyrtarit të lartë të saj Bekim Nezirin por u dënua dhuna dhe u kërkua nga institucionet ta hetojnë rastin./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme