“Çyryku burgosi Ervin Salianjin”- Tomor Alizoti: Rama vuri ne mes të Tiranës një kullë me formën e kokës së tij, do e bëjmë me biletë

Tomor Alizoti, nga Elbasani, gjatë fjalës së tij para qytetarëve në takimin elektoral, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se “Çyryku burgosi Ervin Salianjin”.


Gjithashtu ai tha se Rama, shkonte në Beograd dhe i thoshte presidentit serb, Aleksandër Vuçiçit vëlla, ndërsa kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, e përqeshte.

Ndër të tjera u shpreh se Rama “do mbetet në historinë e kombit shqiptar, njeriu i vetëm që në sheshin e Tiranës vuri kokën e tij.”

Alizoti: Sot më ka bërë përshtypje diçka, niveli i lartë it ë gjithë diskutuesve, niveli elitar i PD-së. ju e dini që uk rri rehat. Çuni i Kristaqit respekto disnivelin, respekto që je mbreti i llumit, siç ke qenë gjithmonë.

Ka një koncept në filozofinë e njohjes. Njerëzit e shohin botën sic janë vetë. Nëse je vetë cyrykë, të duken të gjithë çyrykë. Po flas për shkencë.

Dua të përshëndes vëllian tonë, mikun tonë që çyryku e burgosi, Evin Salianji.

Këto ditë javë vendimtare që të çlirohet kombi kombëtar.  Mos harroni se ky njeriu shkonte në Beograd dhe i thoshte Vuçiçit vëllai im dhe përqeshte Albin Kurtin.

Mos harroni se kur u vra Afrim Bunjaku, i kam shkuar në shtëpi dhe kam takuar vajzën e tij të vetme, e cila qante për babain e vetë dhe i kam thënë ato fjalë në parlament. Afrim Bunjaku, heroi nuk ta shoh vajzën e vetë të martohet, ndërsa i biri i Kristaqit, sllavo-kumunisti, tha pas një jave se toka e Mitrovicës nuk i përket askujt.

Të nderuar demokrat çohuni të gjithë, që këtë njeri ordiner, siç erdhi pa brekë, ta çojmë pa brekë. Ky që ka jetuar tërë jetën në vila, dje tha dy fjalë. Tha që Alizoti po ngatërrohet me partinë e gabuar, vendin e gabuar dhe njeriun e gabuar.

O çuni Kristaqit, ne e kemi kënaqësi të merremi me ish-Partinë e Punës.

Pastaj ky do mbetet në historinë e kombit shqiptar, njeriu i vetëm që në sheshin e Tiranës vuri kokën e tij. E keni parë që në Tiranë një ndërtesë me formën e kokës së tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme