Dacic flet për reagimin e Vucicit: I thashë ta tërhiqte nënshkrimin nga Marrëveshja e Brukselit me Kosovën

Ministri i Jashtëm i Serbisë, pasardhësi politik i Sllobodan Millosheviqit, Ivica Daçiq, tha sot para gazetarëve se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po tregohet tepër tolerant ndaj sjelljeve të Kosovës.

“Unë do t’i propozoj ta tërheq nënshkrimin nga Marrëveshja e Brukselit”, është shprehur ai, transmeton Koha.net.

“Serbia nuk do të shkojë përtej asaj që është detyrim i të gjitha vendeve, të respektojë interesat e veta dhe nga parimet e të drejtës ndërkombëtare. Do t’i propozojë presidentit Vuçiq të tërheq nënshkrimin nga Marrëveshja e Brukselit”, është shprehur ai.

“Ekziston klauzola, keni nënshkruar marrëveshjen… Unë do të tërhiqja nënshkrimin dhe do t’iu thosha (e ka fjalën për autoritetet e Kosovës – sqarim ynë): Nuk doni Asociacionin, e po mirë, as ne nuk duam marrëveshjet tjera, kthehemi në fillim, pra të kthejmë institucionet serbe në Kosovë e Metohi”, ka deklaruar Daçiq para gazetarëve, duke shtuar se tashmë i ka propozuar presidentit (Vuçiq) tërheqjen e nënshkrimit dhe se prapë do t’ia kërkojë këtë gjë.

“Takimet me shqiptarët janë të rënda, shumë më vështirë do ta kenë ata me një Vuçiq siç është tash, i dëshpëruar nga qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare dhe i ballafaquar me lajme të rreme se do ta njohim Kosovën”, tha Daçiq, transmeton Koha.net.
I pyetur nga gazetarët se si reagoi Vuçiq pas një propozimi të tillë, shefi i diplomacisë serbe u përgjigj se këtë nuk mund ta thotë.
Por nuk ka nguruar të akuzojë autoritetet e Kosovës për “politikë joparimore dhe jokorrekte, për manipulim qëndrimesh gjatë bisedimeve me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare”.

Sipas tij, përfaqësuesit e Kosovës përmes Ligës Arabe dhe vendeve të tjera të Organizatës Islamike “manipulojnë se shqiptarët janë myslimanë dhe prandaj myslimanët duhet ta pranojnë pavarësinë e Kosovës”, ndërsa kur kanë qenë për vizitë në Izrael, u kanë thënë “do të hapim ambasadën në Jerusalem dhe se do ta njihnin kryeqytet nëse Izraeli do ta pranonte pavarësinë e Kosovës…”.
Por kryediplomati serb dhe aleati i Vuçiqit në qeverisjen e Serbisë, nuk ka nguruar të kundërshtojë rezultatet e sondazheve, sipas të cilave fajtori kryesor për bombardimin e Serbisë nga NATO ishte Sllododan Millosheviq.

“Vetëm ai që nuk e njeh popullin serb mund të thotë kështu”, është përgjigjur Daçiq kur është pyetur nga gazetarët, se si i komenton sondazhet që e bëjnë Millosheviqin fajtor për bombardimet e NATO-s 19 vjet më parë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme