Dacic godet Gruevskin: Ju po na ofendoni kur e quani Kosovën Republikë

Eskalon retorika e serbëve ndaj Maqedonisë, kështu duke shtyrë edhe ministrin e jashtëm serb, Ivica Dacic, që të thotë se “nuk është ofendim që ju quajmë FYROM, është ofendim kur ju e quani Kosovën Republikë”

Pas kërkesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë që të mos përdoret në referenca FYROM, sepse është fyese, ministri i jashtëm serb, Ivica Dacic iu është kundërpërgjigjur Maqedonisë duke i kërkuar shpjegim për votën e tyre pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, “ju po na ofendoni kur e quani Kosovën Republikë”, transmeton Gazeta Express.

“Ne kemi nevojë për marrëdhënie reciproke dhe të sakta. Në qoftë se ata protestojë për faturat e pagesave, çka duhet të bëjmë ne pas njohjes së tyre ndaj Kosovës dhe votës së tyre pro në UNESCO”, ka thënë Dacic.

Dacic gjithashtu i kishte pyetur pse Maqedonia nuk i bojkotoi takimet e Kombeve të Bashkuara, Këshillit Europian, OSBE’së dhe takimet e tjera europiane, kur ndaj tyre në referenca përdorej FYROM.

“Pse uleni te ajo karrige, tash pasi e keni problem që ta shihni këtë emër, i cili ishte i shkruar gjithnjë në vendet e juaja? Serbia nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj për njohjen e Maqedonisë, megjithatë, për Serbinë është fyese dhe mungesë respekti kur ata thonë Republika e Kosovës”, ka thënë Dacic për median serbe.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme