Dacic në Moskë: Asnjë hap pa konsultime me Rusinë

Situata në skenën ndërkombëtare është e tillë, ndërsa rregullat e rendit ndërkombëtar po rrënohen gjithnjë dhe janë të tilla që Serbia pa ndihmën e miqve nuk mund t’i mbrojë interesat e saj kombëtare, u ka thënë shefi i diplomacisë serbe Ivica Dacic pas takimit me ministrin e punëve të jashtme të Rusisë Sergej Lavrov në Moskë.

Vucic ka thënë se e gëzon qëndrimi rus se do të mbështesin gjithë ato që janë në interesin e Serbisë.

“Është me rëndësi se në në mbrojtje të interesave tona nisemi prej asaj që të konsiltohemi me Federatën Ruse, prandaj takimi i kryetarëve Vucic e Putin, para takimit të cilin e ka ftuar Merkel, është shumë i rëndësishëm”, ka thënë Dacic.

Lavrov i ka thënë portalit Sputnik se “problemi i Kosovës, në vend të vënies së ultimatumeve, mund të zgjidhet ekskluzivisht me afrimin e pozicioneve e me konsensus”.

Në pyetjen e SPutnikut për idenë e “sovranitetit të dyfishtë në Kosovë”, ai ka thënë se “Perëndimi, kur e ka njohur pavarësinë e shpallur paligjshëm të Kosovës, nuk e ka përmenduar sovranitetin e dyfishtë”

“Por po e përsëris, u mbetet miqve tanë serbë ta marrin vendimin, Sa i përket presioneve mbi Serbinë dhe kërkesave për ta njohur pavarësinë e Kosovës, ky presion do të vazhdojë. Para së gjithash ShBA-të dhe administrata aktuale janë të preokupuara me synimin që të arrijnë sa më shumë suksese të politikës së jashtme për kohë më të shkurtër deri në zgjedhjet e ardhshmë”, ka thënë Lavrov, transmeton “Danas”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme