Dacic: Nuk do të ketë vazhdim të dialogut pa hequr taksën

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Dacic ka deklaruar se nuk pranojnë ansjë kusht nga Kosova pa hequr taksën ndaj produkteve serbe.


I pyetur lidhur me paralajmërimet për emërimin e një përfaqësuesi të posaçëm evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Daçiq tha se “është shefi i ardhshëm i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, është ai i cili duhet të jetë në vendin e përfaqësuesit evropian dhe se ai do të jetë kryesori”.

“E gjithë historia e një përfaqësuesi special për dialog në lidhje me Ballkanin Perëndimor u iniciua nga pakënaqësia në disa vende evropiane, para së gjithash në Gjermani, për mënyrën siç ka punuar Federika Mogerini”, tha Dacic kur u pyet nëse Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Mirosllav Laicak do të jetë përfaqësues i posaçëm.

Megjithatë, sipas Dacic nëse do të ketë një përfaqësues të posaçëm, atëherë ai me siguri do të jetë ndonjë ish-kryeministri ose shef i diplomacisë së ndonjë vendi të BE’së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme