Daçiq: Ai që kërkon vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, është kundër Serbisë

“Serbia nuk duhet të ndjekë një politikë në përputhje me interesat e Perëndimit dhe Lindjes, por në përputhje me interesat e veta, dhe ai që dëshiron që ne të vendosim sanksione ndaj Rusisë nuk është kundër Rusisë, por kundër Serbisë”, deklaroi sot kryetari i kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq.

Ai njoftoi se sot i shpall zgjedhjet presidenciale dhe vlerësoi që ngjarjet në Ukrainë dhe rreth saj kanë kushtëzuar që fushata zgjedhore në Serbi të jetë më pak intensive sesa do të ishte normale një muaj para zgjedhjeve.

“Jemi në një situatë ku pritet të pozicionohemi me dikë, secili niset nga interesat e veta, është logjike që Serbia të fillojë nga të vetat dhe ne nuk kemi asnjë interes të bëjmë politikë në përputhje me pritshmëritë e Lindjes dhe Perëndimit, por me interesat tona”, ka theksuar Daçiq, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme