Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka folur sot në emër të komunitetit ndërkombëtarë, duke thënë se ata besojnë që problemi kryesor për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është Prishtina.
Sipas Daçiq, Prishtina tashmë nuk është favorite karshi Serbisë, sa i përket raporteve me vendet e BE-së, pasi sipas tij mos përmbushja e premtimeve nga Kosova ka shkaktuar konfuzion tek vendet që e kanë mbështetur, raporton e përditshmja serbe, Danas.
Ministri serb ndër të tjera sot ka folur edhe për çështjen e demarkimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë, pasi sipas tij, ndërmjet dyja vendeve ekziston vetëm një vijë ndarëse administrative.