Kryetari i Kuvendit të Serbisë dhe udhëheqësi i partisë SPS, Ivica DaJiq, thotë se nuk është befasuar nga deklarata e Albin Kurtit, i cili tha se prioritet i qeverisë së ardhshme të Prishtinës nuk do të jetë dialogu me Serbinë, raporton Tanjug.
Ai theksoi për TV Pink se nuk do të ketë kohë të lehta për dialog, por se gjëja më e rëndësishme është ruajtja e paqes.
“Serbët treguan unitet në zgjedhje. Kjo do të thotë që ne mund të ndjekim një politikë serioze të mbështetjes së popullit serb. Nëse nuk ka serbë në Kosovë dhe Metohi, ky problem humbet rëndësinë e tij. Pothuajse të gjithë serbët në Kosovë dhe Metohi votuan për Listën Serbe. Mishërimi i lidhjes me Beogradin…”, deklaroi Daçiq.
I pyetur për të komentuar urimet e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, i cili tha se pret bashkëpunim me qeverinë e re të Kosovës drejt qëllimeve të përbashkëta, Daçiq tha se shpreson që qëllimet e përbashkëta të jenë ruajtja e paqes dhe stabilitetit rajonal.
“Pavarësisht nga perspektivat e dialogut, qëllimi është të ruhet paqja dhe stabiliteti rajonal. Është koha të kthehemi në një agjendë që është realiste dhe e qëndrueshme, që Prishtina të bashkohet me “mini-Schengenin”, për të zgjidhur problemet e jetës së njerëzve, nëse nuk mund të biem dakord për një zgjidhje më të përhershme”, tha Daçiq.
Ai deklaroi se deri më tani ka pasur mundësinë të shohë shumë platforma të partive opozitare zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi, por siç thotë ai, “ata nuk duhet ta përmendin pavarësinë e Kosovës në platforma, dhe pastaj flasin për pajtimin”.
“Çfarë do të thotë pajtim, a do të thotë se ne e pranojmë pavarësinë e Kosovës?” pyeti Daçiq, duke shtuar se Beogradi nuk dëshiron ta përkeqësojë më tej situatën dhe do të përpiqet të hapë portat për rrjedhën e mallrave dhe kapitalit brenda “mini-Shengenit”.