Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq gjatë qëndrimit të tij në Amerikë është takuar me sekretarin e këtij shteti, Rex Tillerson.
Shefi i diplomacisë serbe ka bërë të ditur se në mesin e shumë temave që janë diskutuar, kryesore ka qenë edhe zgjidhja e problemeve Kosovë-Serbi.
“Para se të gjithash ne po mendojmë një përpjekje për të zgjidhur përgjithmonë problemet Kosovë-Serbi, dhe mendoj se ai i dëgjoi me kujdes argumentet tona”, ka thënë Daçiq pas takimit, transmeton lajmi.net
Tutje ai ka bërë të ditur se temë kryesote ka qenë edhe thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Amerikës dhe Serbisë.
“Takimi u përqëndrua në të ardhmen dhe raportet tona dypalëshe”, ka thënë Daçiq.
Ky takim erdhi pas pjesëmarrjes së ministrit serb në Lutjet e Mëngjesit