Daçiq: E papranueshme aspirata e Kosovës për anëtarësim në UNESCO

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq e ka “informuar” kryetarin e parlamentin grek, Nikolaos Vucis për situatën në Kosovë.

Si zakonisht, Daçiq është ankuar për kthimin e serbëve në Kosovë, si ka thënë se është e papranueshme aspirata e Kosovës që të anëtarësohet në UNESCO dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

Daçiq beson se vizita e Vucisit do t’i jep shtytje të mëtejme ngritjes së dialogut në nivelin më të lartë ndërmjet dy vendeve, transmeton lajmi.net.

Kosova pritet që në vitin e ardhshëm të kërkojë sërish anëtarësimin në UNESCO, pasi që vitin e kaluar një gjë e tillë dështoi për pak vota.