Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia nuk do të ndryshojë kufijtë e saj, përderisa nuk merret vesh edhe me palën shqiptare.
Ndërkohë kërkesën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajt, për demarkimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e ka quajtur një shaka.
Sipas Daçiqit, siç shkruan agjencia e lajmeve serbe Tanjug, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë nuk ka vijë kufitare, por vetëm një vijë administrative që është trashëguar nga ish-Jugollsavia.
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, dje ka njoftuar se i ka kërkuar komisionit shtetëror për mbikëqyrjen e kufirit ka filluar punën në shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.
Haradinaj në një konferencë për media tha se menjëherë pas ratifikimit të marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi në Parlament, ekipit shtetëror për caktimin e kufijve i ka kërkuar në cilësinë e kryeministrit vazhdimin e punës me caktimin e shënjimit për kufijtë me Serbinë.