Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se qëllimi i aktivitetit të tij politik është që të reduktojë numrin e vende të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Ai ka thënë me këtë rast, se garanton, që njohjet ndërkombëtare të Kosovës do të bien nën 100.
Në një intervistë për Politika, Daçiq ka thënë se ka formuar një ekip që të merren ekskluzivisht me çështjen e zvogëlimit të numrit të njohjeve të Kosovës – duke e bërë këtë si aktivitetin kryesor politik të Serbisë, përcjell Klan Kosova.
Duke folur për shanset që kjo të ndodhë, Daçiq, është përgjigjur: “Garantoj”.
“Së pari kam filluar të punojë në tërheqjen e këtyre njohjeve… Njerëzit nga Fixhi nuk e kanë idenë që e kanë njohur të ashtuquajturin shtet të Kosovës, disa ende nuk e kanë njohur dhe që janë në listën e Ministrisë së Jashtme të Kosovës”.
Kosova deri tash njihet nga 116 shtete të botës.