Ministri Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se arrestimi i drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i është kthyer si “autogol” udhëheqësve në Kosovë.
“Ky është një autogol i administratës në Prishtinë, dhe të tilla ka shumë”, ka thënë Daçiq, transmeton Koha.net.
Ndërkaq, ai ka komentuar edhe deklaratat e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, ndaj kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Sipas Daçiqit, “ka kohë që s’e ka sulmuar dikush Kosovën sikurse (presidenti turk Recep Tayyip) Erdogan”.
Ministri serb tha se shkuarja e Gjuriqit në Kosovë më 26 mars ka qenë në pajtim me marrëveshjen e Brukselit.