Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, dhe ish bashkëpunëtori i ngusht i Slobodan Milosevic’it, Ivica Dacic, pretendon se ish – shefi i tij i partisë, krimineli Slobodan Milosevic, nuk ka pasur vdekje të natyrshme në Hagë, por është helmur me barna, dhe për këtë thotë se do të u sugjerojë avokatëve të familjes që të ndërmarrin diçka rreth kësaj çështjeje.
Ish-lideri serb humbi zgjedhjet më 24 shtator të vitit 2000 kur erdhi edhe në pushtet Opozita Demokratike e Serbisë që ishte një aleancë e gjerë e partive politike demokratike në Serbi, dhe 17 vjet pas këtyre zgjedhjeve lideri i SPS-së, për Kurir thotë se DOS (Opozita Demokratike e Serbisë) nuk e gjunjëzoi atë dhe se Milosevic u vra më 11 mars 2006 në Hagë dhe do ta dëshmojë një gjë tillë.
Dacic insiston se Milosevic nuk kishte humbur votat e tij në atë kohë.
“Është e rëndësishme të thuhet se ai nuk i kishte humbur zgjedhjet për shkak se Koshtunica kishte më shumë se 50 për qind, por pas kryerjes së 5 tetorit komisioni zgjedhor nën presion ka anuluar zgjedhjet në Kosovë. Kështu, Koshtunica mori pak më shumë se 50 për qind. Thjesht, ata nuk donin ose shqetësoheshin për raundin e dytë”.
Ai tha se tashmë është e qartë se Serbinë nuk e kanë sulmuar për shkak të Slobodan Milosevici’it, dhe që doli se e tërë fama rreth tij ishte mashtrim.
“Mendoj se tani është e qartë se përkundër gabimeve që ka bërë, Millosheviç nuk ishte arsyeja pse ata sulmuan Serbinë, sepse ne kemi të njëjtat çështje dhe presione sot. Por pastaj u krijua një mendim i tillë që është e nevojshme vetëm të largohet Millosheviqi dhe gjithçka do të jetë e mrekullueshme. Ajo doli të jetë një mashtrim i madh, mundësi e humbur për përparimin e Serbisë dhe pritjet zhgënjyese të qindra mijëra njerëzve që besonin në të”, ka thënë kreu aktual i SPS’së, njëherit edhe ministër i Jashtëm i Serbisë.
Kryediplomati serb më tej potencon se “ekstradimi i Milosevic’it në Hagë, në ditën e Shën Vitus, do të regjistrohet në historinë e Serbisë, dhe se gjykimi i tij, ishte në fakt, gjykim i gjithë kombi serb”.
“Është një tragjedi e madhe që presidenti i një vendi ishte ekstraduar në Gjykatën e Hagës, dhe kjo është për Vidovdan. Ajo do të mbetet e regjistruar në historinë tonë. Nuk është një tragjedi që ka rënë, mund të jetë e dobishme, por gjyqi i tij ishte një gjyq i Serbisë dhe popullit serb. Dhe ata nuk mundën ta dënonin. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Kjo është arsyeja pse ata e vranë atë me barnat e gabuara, për të cilat ka prova “, ka thënë Dacic.
I pyetur nëse mund të kërkohet drejtësi para institucioneve ndërkombëtare, pasi ai tashmë pretendon se ka dëshmi se Millosheviqi u vra, pasuesi i tij në krye të partisë thotë:
“Është tepër vonë tani, por ndoshta duhet … Por jo qeveria, por përfaqësuesit ligjorë të Milosevici’it. Unë kam folur për këtë gjë shumë herë, por unë do t’u kërkoj avokatëve të shohin se çfarë mund të bëhet.