Daçiq ‘kërcënon’ me tërheqje të nënshkrimit nga Traktati i Brukselit, nëse nuk themelohet AKS-ja

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se është i gatshëm të tërheq nënshkrimin nga Traktati i Brukselit në qoftë se nuk themelohet Asociacioni i Komunave serbe në Kosovë.

“Kur e kemi nënshkruar marrëveshjen e Brukselit, kryesore ishte Asociacioni, në qoftë se pesë vjet nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje nuk rezulton asgjë, unë kërkojë të tërheqet nënshkrimi”, ka deklaruar Daçiq.

Ai ka thënë se ka dëgjuar se një version i ri do t’i shtohet AKS-së, gjë që është e papranueshme.

“Askush nuk e di se çfarë ka në këtë formulim të ri. Interpretimi se kjo duhet të përfshijë pavarësinë e Kosovës është absolutisht e papranueshme për ne. Kjo nuk është pjesë e kushteve në të cilat e kemi nënshkruar marrëveshjen e Brukselit”, ka theksuar Daçiq, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, fakti që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tregon një dëshirë për kompromis me Kosovën, nuk do të thotë se kjo është dobësi e Serbisë.

Tutje, Daçiq ka kujtuar se Sllovenia dhe Kroacia ishin bërë anëtare të BE-së edhepse kishin mosmarrëveshje kufitare të cilën e kanë edhe sot, duke shtuar se ndaj Serbisë po bëhen standarde të dyfishta.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme