Daçiq kërcënon shtetet e painkuadruara që dëshirojnë ta njohin Kosovën

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Serbisë u ka bërë apel shteteve anëtare të Lëvizjes së shteteve të painkuadruara që, edhe përkundër presioneve për të njohur pavarësinë e Kosovës, të qëndrojnë të palëkundur në mbrojtjen e normave dhe rendit juridik ndërkombëtar.

“U bëj apel juve që të qëndroni të palëkundur në mbrojtje të normave dhe rendit juridik ndërkombëtar kur flasim për mos-njohjen e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së krahinës sonë jugore dhe tentimeve të tyre unilaterale për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Vitin e kaluar tentuan të anëtarësoheshin në UNESCO, por që, duke iu falënderuar miqve tanë nga e gjithë bota, nga Afrika e deri në Amerikën Latine, nuk ia dolën”, ka thënë Daçiq, transmeton Koha.net.

Daçiq, duke folur para anëtarëve të Lëvizjes, ka thënë se “shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës është në kundërshtim të plotë me Kartën e OKB-së, me aktin final të Helsinkit dhe me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (1999) që garantojnë integritetin territorial të Serbisë”.

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare është kyçe për suksesin e dialogut që po zhvillohet mes Prishtinës dhe Beogradit, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Çdo ndryshim i mundshëm i qëndrimit të shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë e shpallur njëanshëm të Kosovës, do të ndikonte negativisht në konstruktivitetin dhe gatishmërinë e palëve në kompromis sikurse edhe në zbatimin e marrëveshjeve veçse të arritura”, ka shtuar Daçiq.

Ai ka porositur se Serbia është e gatshme të zgjidh çështjen e Kosovës me mjete paqësore dhe kjo “nuk është dobësi, por fuqi e jona”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme