Daçiq: Nëse Maqedonia voton pro Kosovës në UNESCO, nuk do ia njohim emrin

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Da¬çiq ka thënë se Serbia mund të ndryshoj qëndrimin e saj në lidhje me çështjen e emrit të Maqedonisë, nëse Shkupi ndryshon qëndrimin në lidhje me votimin për anëtarësimin e Kosovës në UNESKO.
“Nëse Maqedonia me të vërtet voton për pranimin e Kosovës në UNESKO, edhe pse është e vetëdijshme se kjo e dëmton Serbinë dhe popullin serb, presidentit Vuçiq do t’i propozoj, që në lidhje me emrin me të cilin e njohim Maqedonisë, po ashtu, si ata rreth Kosovës në UNESKO edhe ne ta kemi parasysh pozitën e Bashkimit Evropianë. Kjo në mënyrë direkte do të ndikojë mbi marrëdhëniet e tona fqinjësore”, ka theksuar Daçiq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme