DAÇIQ: NËSE PRISHEMI ME RUSINË, KOSOVA DO TË BËHET ANËTARE E BE-SË

E hënë, 31 Tetor 2016 – Sakte.net

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se nëse Rusia do t’ua kthente shpinën, atëherë do të ishte një politikë tradhtare e cila do t’i jepte rezultat pozitiv Kosovës që ajo të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

“Bashkimi Evropian është një qëllim strategjik për të gjitha vendet, jo vetëm për Serbinë. Qëllimi ynë i parë është për t’i mbrojtur interesat tona shtetërore dhe kombëtare”, ka thënë Daçiq në një intervistë për Novosti.

Ndër tjerash ai ka thënë se “është gënjeshtër se miqësia me Moskën është shkak pse Beogradi nuk hap kapituj negociatash me BE-në, duke shtuar se “kapitujt do të hapen kur vendet e BE-së të vlerësojnë se ka përparim në negociatat në mes Beogradit dhe Prishtinës”.

“Serbia është e hapur për dialog, por ne do të marrim pjesë vetëm në negociata me status neutral. Nuk merremi me lojërat e Prishtinës”, ka thënë Daçiq, përcjellë Insajderi.

Gjithashtu, Daçiq ka folur edhe për  miratim e rezolutës për mbrojtën e vlerave të UÇK-së, duke thënë se Gjykata Speciale është formuar, siç ka thënë ai, për shkak të këtyre terroristëve.

“Shikoni tash, atje miratohet rezoluta për mbrojtjen e fryteve të UÇK-së e për shkak të këtyre terroristëve është formuar Gjykata Speciale për krime lufte e tregtim organesh”, ka thënë Daçiq./Insajderi.com