Daçiq: Nga Kosova u dëbuan serbët, jo shqiptarët

Ivica Daçiq ka bërë kundërshtime të reja ndaj planeve të Kosovës për krijimin e një Tribulani për gjykimin e krimeve serbe në Kosovë.

Për herë të parë në histori ndodh që ata që kanë dëbuar një popull akuzojnë atë shtet për gjenocid, ka thënë Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq pas paralajmërimeve nga Kosova për krijimi e një Tribunali për gjykimin e krimeve serbe në Kosovë.

“Liderëve në Prishtinë u ka humbur kompasi. Nga Kosova janë dëbuar serbët, jo shqiptarët”, deklaroi Daçiq për “Sputnik”, përcjell lajmi.net.

“E ashtuquajtura rezolutë nuk do të ketë asnjë efekt. Vetëm janë duke luajtur pak”, ka shtuar ai duke thënë se “duket se çmenduria e Prishtinës nuk njeh fund sepse veprimet që janë duke marrë askush në botë më nuk i kupton”.

Daçiq ka thënë se së bashku me taksën ndaj mallrave serbe, edhe paralajmërimet e fundit nga Kosova janë dëshmi se atyre nuk u intereson për marrëveshje e as kompromis.

“Nuk e di ku mendojnë të arrijnë me këtë rrugë, por kjo është diçka që duhet ta mendojnë më mirë. Serbia e ka politikën e qartë dhe nuk do të tërhiqet prej saj”, theksoi ai. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme