Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq nuk po e mohon se Kosova në të ardhmen mund të ketë ulëse në Kombet e Bashkuara.
Në një intervistë për gazetën serbe Politika, Daçiq ka thënë se për këtë vendos vetëm Serbia.
“Është e mundur, por vetëm nëse pala serbe e pranon një gjë të tillë. Ndryshe nuk mund të jetë”, tha Daçiq, trasnmeton lajmi.net
Por ai ka theksuar se është e vështirë situata që Serbia t’i thotë Rusisë dhe Kinës që të mos e pengojnë anëtarësimin e Kosovës në OKB.
“A mund të imagjinoni që unë ta bëj atë? T’i them Lavrovit dhe homologut tim kinez se unë deri tani jam tallur për këtë”, tha Daçiq.
Sipas ministrit serb askush deri më tani nuk e dinë se çfarë do të përmbajë marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Për Asociacionin, Daçiqi ka akuzuar Brukselin që sipas tij po i jep përkrahje Kosovës. /Lajmi.net/