Daçiq: Pa marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi, s’ka paqe në Ballkan

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se shtetet e Ballkanit duhet ta forcojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat.
Sipas tij, është pozitive që shtetet e rajonit të kenë raporte të mira fqinjësore më njëra-tjetrën, në mënyrë që kështu të avancojnë së bashku në rrugën drejt BE-së.

Duke folur për rapotet Kosovë-Serbi, Daçiq tha se pa një marrëveshja finale ndërmjet dy vendeve, në Ballkan s’mund të ketë qetësi, transmeton lajmi.net

“Autoritetet e Serbisë kanë analizuar kushtet në mënyrë që sa më shpejtë të bëhen pjesë e BE-së. Rikutjoj vlerësimin se nuk mund të ketë paqe në rajon pa një normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha ministri serb.

“Një dokument ligjërisht i detyrueshëm për normalizimin e raporteve është urgjend dhe thelnbësor për Kosovën dhe Serbinë. Sidomos në rrugën evropiane”, deklaroi Daçiq.

Ai shprehu kënaqësinë që Strategjia e Komisionit Evroian vlerëson se vizioni i anëtarësimit të Ballkanit në BE është gjë e drejtë, dhe ambicioze. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme