Daçiq: Për Shkupin interesat shqiptare vlejnë më shumë se miqësia me Serbinë

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daciq mbrëmë deklaroi se pajtohet me qëndrimet e MPJ-së maqedonase se nuk duhet të prishen miqësitë mes Serbisë dhe Maqedonisë dhe shtoi se kjo duhet të vlej edhe në Beograd edhe në Shkup, njofton korrespondenti i “Meta” nga Beogradi.

 

Lidhur me reagimin e MPJ-së së Maqedonisë ndaj deklaratës së tij se Serbia ka gabuar që ka pranuar Maqedoninë nën emrin kushtetuese sepse Maqedonia ka njohur Kosovën dhe ka mbështetur pranimin e saj në UNESKO, Daciq njoftoi se “kolegët në Shkup mirë e dinë sa ai ka kontribuar për zhvillimin e raporteve fqinjësore, edhe si ministër i brendshëm edhe si kryeministër, por edhe tani si ministër i jashtëm” si dhe se “edhe Serbia është një prej vendeve të rralla e cila nuk përzihet në çështjet e brendshme të Maqedonisë”.

Daciq përmendi se Maqedonia “ka votuar kundër qëndrimit serb për pranimin e Kosovës në UNESKO, gjegjësisht që ata që i digjnin dhe prishnin kishat dhe manastiret ortodokse në Kosovë, tani të kujdesen për to”. Ai gjithashtu thotë se për këtë personalisht ka biseduar me Nikolla Gruevskin, Nikolla Poposkin, por edhe me presidentin Gjorgje Ivanov.

“Kolegët e nderuar nga Shkupi patjetër duhet të dinë se me këtë e prishin miqësinë tonë. Ky është mesazh i qartë se interesat shqiptare apo të dikujt tjetër, pa marrë parasysh, për ta janë më të rëndësishme se miqësia me Serbinë”, thuhet në kumtesën e MPJ-së serbe.

“Beogradi asnjëherë nuk ka bërë asgjë që të dëmtojë Shkupin dhe do të dëshironin të jetë edhe anasjelltas. Ndërsa, në nuk është ashtu, atëherë askush s’ka të drejtë t’i hidhërohet Serbisë që po i mbron interesat e saja” thuhet në njoftim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme