Daçiq: Plani franko-gjerman i papranueshëm për Beogradin

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se propozimi franko-gjerman për Beogradin është i papranueshëm.

Sipas tij, baza e këtij plani është Kosova është e pavarur.

“Nuk na jep mundësi të flasim, sepse për ne është e papranueshme baza nga e cila nis që Kosova është shtet i pavarur. Dhe kjo, nëse do ta njihni apo jo në kuptimin formal, por do të pajtoheni që Kosova është anëtare e OKB-së, është shumë e vështirë për ne. Nuk kam thënë kurrë – rroftë Rusia. Pse nuk do të mbanin dorën tjetër nëse zgjatej? Por, nuk mund të jetë pika e parë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, dhe pika e dytë është pranimi i Kosovës në OKB dhe në Këshillin e Evropës. “Kush do ta pranonte këtë”, tha Daçiq për Novosti./21Media

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme