Daçiq pret që dialogu me Prishtinën të bëhet në nivelin e presidentëve

Ushtruesi i detyrës së kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, njëherësh ministër i Jashtëm, ka deklaruar dje se pret që dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të vazhdojë në nivel të presidentëve, pasi të formohen qeveritë e reja në Serbi dhe Kosovë.

“Nuk besoj se unë do të marr pjesë, kjo është çështje e formatit, i cili të jem i sinqert, kryesisht është përcaktuar sipas funksionit që e kryen Hashim Thaçi”, u tha Daçiq gazetarëve dje në Beograd, raporton agjencia Beta.

Mëtutje, Daçiq ka theksuar se “është më e logjikshme që ky dialog të vazhdojë në formatin e presidentëve” dhe konsideron se kjo do të ndodhë “kur të zgjidhen qeveritë në Beograd dhe Prishtinë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme