Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq e ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e Serbisë se këta të fundit nuk e duan Amerikën në dialog.
Sipas ministrit serb, Amerika gjithmonë ka qenë e pranishme në dialog midis Prishtinës dhe Beogradit por “ishin prapa skenave”.
Daçiq komentoi spekulimet se ish-sekretarja amerikane, Condoleezza Rice do të bëhet e dërguar e posaçme për Ballkanin.
“Ky person është në pension. Ne kemi nevojë për një Trump apo Tillerson. Administrata e vjetër nuk mund të zgjidhë problemet”, deklaroi ministry serb, transmeton lajmi.net
Sipas Daçiqit, “pretendimet se Kosovën e kanë njohur 115 shtetet, janë gënjeshtër e madhe”.
Ai theksoi se edhe për Madagaskarin, “lufta është në zhvillim”.
Daçiq foli edhe për deklaratat se Kosova shumë shpejtë do të bëhet pjesë e OKB-së.
“Për tu bërë anëtar i OKB-së një shtet duhet të ketë dy të tretat e votave. Ne jemi miq me Rusinë, dhe ata kurrë nuk do të bëhen pjesë e OKB-së”, deklaroi Ivica Daçiq.
Ai theksoi se në fund të dialogut duhet të ketë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.
“BE s’mund ta përcaktojë një pozicion të vetëm që Kosova është e pavarur,dhe gjithashtu se Serbia ta njohë këtë pavarësi”, përfundoi ministry i jashtëm serb.