Zyrtarët e lartë serb, konkretisht presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, disa herë ka thënë se Serbia duhet ta njohë Kosovën për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, mirëpo nuk është se i ka qëndruar fjalëve të tij pas. Në të njëjtën kohë, i njëjti, thotë se Serbia nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës pa marrë parasysh sfidave që e presin për BE, transmeton lajmi.net.
E ai që nuk e ndryshon asnjëherë qëndrimin e tij ndaj Kosovës është ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq. Ai tani paska deklaruar se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës për t’u bashkuar me BE-në.
Ai në Buenos Aires, ka thënë se Serbia ka mbështetje të veçantë nga Argjentina që e përkrah për të ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial, andaj Serbia nuk do të pranojë kushte të një anshme për anëtarësim në BE, siç është çështja e Kosovës, shkruan b92.
Daçiq ka theksuar se procesi i negociatave dhe rezultatet e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, “janë paraqitur si aktori i tretë në procesin tonë Evropian, dhe është një barrë e rëndë për Serbinë”.
Tutje, ministri i Jashtëm serb, ka thënë se çështja e Kosovës është prioritet kombëtar i Serbisë dhe për këtë është iniciuar dialogu i brendshëm, për të siguruar marrëveshje të përbashkët. /Lajmi.net/