Zëvendëskryeministri serb, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka thënë se spastrim etnik ndodhi nga shqiptarët për serbët.
Ai ka përmendur, gjatë mbledhjes së KS së OKB-së, shifra të serbëve që jetojnë në Kosovë sipas regjistrimit të vitit 1981 dhe krahasimin me sot.
Më pas ka bërë krahasimin me ditët e sotme dhe ka thënë se shifrat po tregojnë se kush është larguar nga vend i vet.
Daçiq ka folur edhe për William Walkerin, duke thënë se ai ka bërë deklarata të ngutshme.
“Walker ka bërë deklarata të ngutshme për gjenocid. Ai tash njihet si hero i Kosovës dhe atje ka marrë shumë çmime”, ka thënë Daçiq.