Daçiq thotë se Kosova po i shton 7-8 njohje

Sipas ministrit të punëve të jashtme i Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë se janë 7 apo 8 njohje që i janë bërë shtetit të Kosovës, të cilët në fakt nuk kanë ndodhur.

Madje sipas tij, me një qasje serioze të Serbisë, numri i njohjeve do të binte nën 100, megjithëse deklaron se lufta për të ndalë njohjet do të vazhdojë.

“Do të mësojmë gjithçka lidhur me Madagascarin, por lufta vazhdon. Ballafaqohemi me kundërshtarë të fuqishëm, dhe mbrojtësit e tyre. Shtetet kërcënohen, protestohet te të gjitha shtetet që e kanë tërhequr njohjen, u ofrohen gjëra të ndryshme”, ka thënë Dacic, transmeton GazetaMetro.net

Ai ka thënë se ka biseduar me përfaqësues të disa shteteve që e kanë njohur shtetin e Kosovës, dhe se ato do të shqyrtojnë mundësinë e “tërheqjes së njohjes”.

Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, ai ka thënë se Kosova nuk po pranon të bisedojë.

“Prishtina konsideron se nuk ka për çka të bisedohet, dhe siç thonë ata pavarësia është e pakthyeshme. Është treguar se kjo nuk është e saktë. Tajvan dikur e patën njohur më shumë se 80 shtete, e ky numër sot është shumë i vogël”, është shprehur Dacic.Ndërkohë ai ka folur edhe për kërkesën udhëheqësve shtetërorë të Kosovës që në dialog të përfshihen SHBA’të, duke theksuar se kjo do të thoshte format i ri i bisedimeve, dhe se në atë situatë edhe Serbia do të ketë kërkesat e saj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme