Kështu ka thënë kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq.
Duke folur në emisionin “Prva” në RTV ai tha se lëvizja e Izraelit ndoshta do të kishte pasoja në marrëdhëniet midis Serbisë dhe atij vendi.
“Ne gjithmonë kemi thënë se Kosova është Jerusalemi ynë dhe tani disa nga Jerusalemi ynë e pranon që është shqiptar, kështu që nuk mund të mos ketë pasoja në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Izraelit,” tha Daçiq kur u pyet për të komentuar deklaratën e ambasadorit izraelir në Serbi, Jahel Villan. i cili shprehu shpresën se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do të prishte raportet e mira Izrael-Serbi, transmeton Klan Kosova.