Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se vendimi i gjykatës franceze për të lënë të lirë Ramush Haradinajn është politik dhe se nuk kishte asgjë të bëjë me ligjin.
Madje, sipas tij, siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, ky vendim do të ketë pasoja të rëndësishme në marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.
“Serbia ka nënshkruar një marrëveshje partneriteti strategjik me Francën. Çfarë partnerë strategjikë mund të jemi? Kjo me siguri do të ketë pasoja të rëndësishme për marrëdhëniet tona diplomatike”, ka thënë Daçiq për RTS.
Haradinaj është mbajtur në Francë me fletarrest të Serbisë që nga muaji janar i këtij viti.
Ish-kryeministri Haradinaj po akuzohej nga Serbia për krime lufte gjatë vitit 1998 dhe 1999.