Daçiq: Vetëm me punë të përbashkët, mund të gjejmë zgjidhje me Kosovën

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq duke folur për anëtarësimin e shtetit serb në BE e përmendi edhe dialogun me Kosovën.

Ai theksoi se duhet të ketë përpjekje nga të dyja shtetet, në mënyrë që të arrihet deri te një marrëveshje e cila do të normalizonte raportet mes dy popujve.

“Është e nevojshme që edhe Kosova të përmbush përgjegjësitë dhe detyrimet e saj. Përpjekjet duhet të jenë të përbashkëta, sidomos duke pasur parasysh se vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet normalizimi i raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Daçiq, transmeton lajmi.net

Sipas tij, Serbia po insiston që nga viti 2012 për dialog me Kosovën, dhe theksoi se do të mbeten të angazhuar në këtë proces.

“Liderët politikë në Beograd janë në procesin e dialogut për normalizim me Kosovën që nga tetori i vitit 2012. Kemi investuar me gjithë ambiciet tona, që të gjejmë një zgjidhje. Beogradi mbetet i angazhuar në këtë proces, i cili është deri më tani, por duhet të zbatohen marrëveshjet e arritura”, deklaroi ministri i jashtëm i Serbisë.

Daçiq theksoi se anëtarësimi i Serbisë në BE është prioritet, dhe është një vullnet i qytetarëve të këtij shteti.

“Anëtarësimi i plotë është prioritet i politikës së jashtme të Serbisë. Në këtë drejtim ne kemi pritshmëri të mëdha, në procesin e antërësimit dhe realizimit të qëllimeve tona”, theksoi Ivica Daçiq.

Ndryshe, Serbia disa herë i është bërë me dije nga zyrtarë të lartë të BE-së se pa një marrëveshje përfundimtare me Kosovën, do ta kenë të pamundur anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme