Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, thotë se Serbia ka në dorë një “dokument sekret” nga Prishtina, me një listë 24 vendesh mbi të cilat duhet të bëhet presion në çdo mënyrë për ndryshimin e qëndrimit rreth pavarësisë së Kosovës ose anëtarësimin e, siç e quan Beogradi zyrtar dhe mediat që i shërbejnë, shtetit të rremë në organizata përkatëse ndërkombëtare, si dhe listën e vendeve të angazhuara për zbatimin e këtij presioni, transmeton Koha.net raportimin e Telegrafit serb.
Gazeta Telegraf e Serbisë ka publikuar se vendet që duhet të bëjnë presion janë përzgjedhur sipas ndikimit dhe afërsisë me ato vende që duhet të disiplinohen.
Theksohet se në listën e atyre që punojnë për Prishtinën janë Austria, SHBA, Gjermania, Italia, Franca, Britania e Madhe dhe të tjera, ndërsa nga ana tjetër në shënjestër janë Jemeni, Algjeria, Bolivia, Egjipti, Xhamajka, Merksika, Nepali, Sllovakia, Tunizia, Zambia dhe vende të tjera.