Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se deklaratat e politikanëve shqiptar janë kërcënime për paqen dhe destabilitetin jo vetëm në Ballkan por edhe në Evropës dhe se BE-ja duhet t’i kuptojë këto deklarata.
Ndërsa, për deklaratën e Ministrit të jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili tha se historia e “Shqipërisë së Madhe nuk është në agjendën e shqiptarëve të Kosovës”, por këto deklarata vetëm “kanë përhapur frikë në Beograd”, ministri i jashtëm serb i ka quajtur absurde.
“Deklaratat e koordinuara të Edi Ramës,Hashim Thaçit dhe Jonuz Musliut tregojnë se qëllimi primar i të gjithë shqiptarëve është “Shqipëria e Madhe””, ka thënë Daçiq, transmeton lajmi.net.
Më pas, ai ka thënë, se është për të ardhur keq së si evropianët dhe komiteti ndërkombëtar, veçanërisht BE-ja nuk reagojnë ndaj deklaratave të politikanëve shqiptarë, të cilat janë kërcënimi më i madh për paqen dhe stabilitetin jo vetëm të Ballkanit por edhe të Evropës.
Daçiq ka thënë se: “jemi dëshmitar të përpjekjeve mashtruese si ato të vitit 1998, kur nxitësit e Kosovës pretenduan se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte themeluar nga policia sekrete serbe”.
“Për fat të keq, bota dhe komuniteti ndërkombëtar janë ata që besonin këtë dhe Serbia u bombardua, një gjë e tillë nuk ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtarë. Shpresoj që sot nuk do të besojnë në gënjeshtrat e politikanëve të Kosovës”, ka deklaruar Daçiq.