Daily Mail:Vrasësi shqiptar sërish i lirë në rrugët e Britanisë

E hënë, 07 Nentor 2016  – Sakte.net  /

Gjykata në Birmingham ka vendosur të lërë në liri me mbikqyrje elektronike Ardian Rragamin, shqiptarin 45 vjeçar i cili është dënuar në Shqipëri me 15 vjet burg për akuzën e vrasjes.

Ai kishte apeluar në gjykatë vendimin për ekstradimin e tij të dytë dhe më 7 shtator gjykata kishte vendosur ta linte të lirë me kusht që do të mbahej nën mbikqyrje. Gjyqtari Esther Lagunju vendosi që ai të mbajë një byzylik elektronik dhe të mos dalë nga shtëpia nga ora 8 e darkës deri në 8 të mëngjesit.

Në qershor të këtij viti Daily Mail kishte denocuar rastin e Rragamit pasi ishte rikthyer sërish për të jetuar në Mbretërinë e Bashkuar vetëm 4 vite më vonë pasi u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin prej 15 vjetësh burg për një vrasje.

Daily Mail i rikthehet rastit të cilin e kishte denoncuar muaj më parë si një shembull shqetësues se kriminelët në Shqipëri gjejnë strehë në Britani.

“Rasti i tij e thellon skandalin e vrasësve shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe, me autoritetet që tani po përballen me një beteje të kushtueshme për ta dërguar sërish Rragamin në Shqipëri”, shkruan Daily Mail

Ne tetor 2016 ai është fotografuar duke lëvizur nëpër rrugë.

Jeta e Rragamit
Qershor 1998: Rragami vret një person, te aferm, në veri të Shqipërisë

Po në 1998 : Me identitet të rremë kosovar, si Ardian Gashi kërkon azil në Mbretërinë e Bashkuar.

Viti 2000 Në Shqipëri gjykata e dënon me 15 vjet burg në mungesë

2002: Martohet në Londër me Chrysoulla Michaels dhe krijon familjen e tij

2010: Ekstradohet drejt Shqipërisë për të kryer dënimin
2014: Lirohet pasi kishte apeluar vendimin dhe rikthehet në Britani.

Shkurt 2015 Kapet nga zyra e emigracionit, por u lirua në mars pas një aplikimi “për të qëndruar apo dëbuar”

Qershor 2016   u kthye sërish i lirë nëpër rrugë, u arrestua prapë derisa e apeloi çështjen.

Shtator 2016 Vendimi i gjykates per liri nen mbikqyrje