Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima mashkull shqiptar informon se djali i dajës së tij e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, shkaku i një mosmarrëveshje në mes tyre rreth pronës
Në njoftim të Policisë thuhet se viktima pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi.
“I dyshuari mashkull shqiptar është arrestuar i cili me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet më tej në njoftim.