Daka: Dalja në zgjedhje në Istog 41.27 përqind, qytetarët treguan kulturë të lartë

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka dalë në konferencën e katër lidhur me rivotimin për raundin e dytë të zgjedhjeve në Istog, ku ka bërë me dije se dalja e votuesve është më e madhe se më19 nëntor.

“Ju njoftoj se janë mbyllur në orën 19:00 të gjitha vendvotimet”.

“Në këtë raund në zgjedhje kanë dalë 41,27 përqind e votuesve. Kurse në herën e parë të këtij raund dalja ka qenë 38.24 përqind”, ka thënë ajo.

Daka ka falënderuar qytetarët për kulturën e lartë demokratike dhe po ashtu organet e rendit, prokurorinë dhe policinë.

Ajo ka njoftuar në këtë konferencë se procesi i numërimit të votave ka nisur menjëherë dhe do të jetë transparent sikur herën e kaluar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme