Daka: S’mund të diskutohet për datë të zgjedhjeve pa u shtjerrë mundësitë kushtetuese

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka është takuar sot me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Thaçi dhe Daka kanë diskutuar për afatet kushtetuese për mbajtjen e zgjedhjeve.

Daka ka thënë se nuk kanë folur për datë të zgjedhjeve dhe as për buxhetin e nevojshëm që KQZ-ja ka nevojë për përgatitjen e zgjedhjeve që mund të mbahen.

“Është diskutuar për afatet kushtetuese në qoftë se mbahen zgjedhjet. Se sa do t’i kushtojnë buxhetit, diskutohet pasi të shpallen zgjedhjet. Ky nuk ka qenë vit i rregullt zgjedhor, prandaj edhe nuk e kemi pasë buxhetin e nevojshëm”, ka deklaruar kryetarja e KQZ-së.

Ajo ka theksuar se nuk mund të flitet për kohën e mbajtjes së zgjedhjeve para se të shfrytëzohen të gjitha mundësitë kushtetuese.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme