Përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se trupi i viktimës mashkull, pasi ka ndërruar jetë në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, është dërguar për obduksion.
Mësohet se fillimisht viktima është alivanosur më pas ka ndërruar jetë.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, thotë policia.
Ky është njoftimi i plotë i policisë për këtë rast:
Sheshi-Nëna Terezë, Prishtinë, më 17.02.2018-17:46. Viktima mashkull K/Shqiptar në rrethana të panjohura pasi është alivanosur ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.