Nga hetimi i vrasjes së Oliver Ivanoviqit, aktualisht është marrë një veturë e djegur e cila po dyshohet se është përdorur gjatë kohës kur edhe është bëra vrasja e kryetarit të Iniciativës Qytetare Serbe në Kosovë, Oliver Ivanoviq.
Sipas burimeve të medias serbe Novosti.rs, kjo veturë është futur ilegalisht në Kosovë.
Ndryshe, institucionet e Kosovës po vazhdojnë hetimet për këtë vrasje dhe përkundër kërkesës së Serbisë që të përfshihen edhe ata në këtë hetim, nuk ka ndodhur një gjë e tillë.
Raport i autopsisë tregon se Oliver Ivanoviq u qëllua për vdekje me gjashtë plumba nga një pistoletë e tipit Zastava M70A, prodhim serb.
Revolja e tipit Zastava M70A ndryshe njihet edhe si “nëntëshe e gjatë”.
Lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP) në Kosovë, Oliver Ivanoviq, nuk u ka mbijetuar plagëve, pas sulmit ndaj tij me armë zjarri, në mëngjesin e së martës.
Ivanoviq është vrarë para selisë së partisë së tij dhe nga plagët e marra, ai ka vdekur.
Sulmi ndaj Ivanoviqit kishte ndodhur para zyrës së Ivanoviqit. Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin.
Zheljko Bojiq, shef i operativës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, ka thënë se incidenti me armë zjarri ka ndodhur para selisë së partisë së Ivanoviqit, në rrugën Sutjeska, rreth orës 8 e 10 minuta.
“Me këtë rast është plagosur Oliver Ivanoviqi. Viktima, menjëherë është dërguar në spitalin e Mitrovicës së veriut, ku është tentuar t’i bëhet reanimimi, pas së cilës mjekët kujdestarë kanë konstatuar se ai ka vdekur”, ka thënë Bojiq.
Ai ka shtuar se një incident tjetër ka ndodhur, po ashtu në Mitrovicën e veriut, rreth një orë pas incidentit ku u qëllua Ivanoviq, duke thënë se policia po i heton të dyja rastet, për të shikuar nëse eventualisht ato kanë ndërlidhje.