Dalin pamjet e aksidentit me tre të lënduara në Shkodër, momenti kur policia dhe zjarrfikësit tentojnë nxjerrjen e 27-vjeçares nga mjeti

Pamjet që shihni më poshtë nga të aksidentit të ndodhur pasditen e kësaj të diele (3 dhjetor) në Shkodër, ku një mjet i drejtuar nga një 27-vjeçare humbi kontrollin dhe u përplas me shtyllën.


Siç shihet, përplasja ka qenë aq e fortë sa mjeti është bërë copash, ndërsa shtylla elektrike është rrëzuar në tokë.

Ndërkohë, shërbimet e policisë dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje për nxjerrjen e 27-vjeçares që ka mbetur e lënduar  dhe e bllokuar në mjet.

Gjithashtu të lënduara kanë mbetur dy pasagjerë që ndodhen në spital, duke marrë ndihmë mjekësore.

Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme